Elisha, "shperrthen" bomba e re seksi ne Hollivud
Italianet e mbajne mend per rolin e saj te Kim Bauer, protagoniste e telefilmit kult "24", me Kiefer Sutherland. Te tjere e kujtojne per komedine e vitit 2003, "Old School", me Luke Wilson, Will Ferrell dhe Vince Vaughn. Ajo quhet Elisha Cuthbert. eshte kanadeze, bionde dhe vetem 26 vjec. "Qellimi i saj mbetet te behet biondja me seksi e Hollivudit pas Cameron Diaz. Shancet per te arritur kete jane te gjitha, e nese nuk besoni, provoni t?u hidhni nje sy fotografive te botuara nga 'Maxim?" ? keshtu thuhej dje ne artikullin e botuar ne uebsajtin e Mediaset, "tgcom.it". Bukuroshja Elisha shfaqet me gjithe shkelqimin e saj trondites ne faqen e pare, pra ne kopertinen e revistes me prestigjoze amerikane per meshkuj, "Maxim". Nje shikim te hatashem dhe fizik gjithashtu qe te le pa fryme, jane armet e forta te biondines seksi. E jo vetem kaq; Cuthbert kerkon qe t?u tregoje te gjitheve se ajo nuk eshte vetem e bukur, por edhe e zonja. Ne nje menyre teper te rafinuar ajo ka interpretuar role ne seriale televizive, te cilat kane rezultuar me pas teper te suksesshme. Mjafton te permendim kohet e fundit rolin e saj te "He Was a Quiet Man", nderkohe qe Elisha sapo ka perfunduar xhirimet e komedise "My Sassy Girl" te Yann Samuell me Jesse Bradford. Nder planet e saj te ardhshme hyn edhe nje rol ne filmin "The Six Wives of Henry Lefay", te regjisorit Howard Michael Gould. Elisha kujton nje nga filmat ku ajo ka luajtur dhe ka pasur suksesin me te madh sic eshte "Old School", bashke me aktorin Will Ferrell, per te cilit ajo shprehet ne revisten "Maxim": "Ndryshe nga cfare le te mendohet ne pergjithesi, ai eshte nje person i rezervuar, por kur shfaqet para kamerave transformohet menjehere ne ate qe te gjithe ne njohim, nje burre teper i kendshem". Ja pra, kjo eshte Elisha Cuthbert, e vendosur dhe ambicioze per t?u bere biondina me seksi e Hollivudit pas Cameron Diaz.
Ambra rikthehet me nje emision te ri ne "Mtv-Italia"
Duke filluar qe nga 23 prilli aktorja dhe kengetarja italiane, Ambra Angiolini, e njohur edhe si prezantuese e disa spektakleve televizive teper te ndjekura, do te shfaqet serish ne drejtimin e nje emisioni te ri ne valet e "Mtv-Italia" te titulluar "Stasera niente Mtv".
18 Prill 2008