Dokumentet si mund te merret leja e qendrimit ne Greqi

Perfitojne kategori te ndryshme Me shume dokumente se vitet e kaluara
Te gjithe emigrantet shqiptare qe jetojne ne shtetin grek do te duhet te plotesojne nje sere dokumentesh per te rinovuar lejet e qendrimit ose per te nxjerre nje te re. Vendimi i ri permban nje sere rastesh per dhenien e lejes se qendrimit per arsye te vecanta si viktimat e trafikut apo te dhunes familjare viktimat e aksidenteve ne pune te mitur apo adoleshente qe kane lindur ne Greqi. Por me e rendesishmja nga e cila perfitojne nje numer i konsiderueshem emigrantesh shqiptare eshte se leja e qendrimit u jepet edhe personave qe vertetojne se kane krijuar lidhje me Greqine duke deshmuar se kane te pakten 12 vjet qendrim te vazhdueshem ne Greqi.
Kategorite qe perfitojne
Vendimi i tanishem i qeverise i jep zgjidhje problemit qe u eshte krijuar shume emigranteve shqiptare keto dy vitet e fundit te cilet per shkak te krizes nuk kane mundur te sigurojne numrin e nevojshem te ensimave rrjedhimisht nuk kane mundur te rinovojne lejen e qendrimit. Kane qene te shumte emigrantet qe jane paraqitur ne zyrat greke per te kerkuar lehtesi por vetem me sistemin e ri do tju mundesohet. Gjithashtu perfitojne dhe emigrantet qe nuk kane pasur me pare leje qendrimi por i bejne dokumentet per here te pare.
Dokumentacioni qe kerkohet
- Formulari i aplikimit
- Tri 3 fotografi me ngjyra me permasat e fotos se pasaportes si dhe trajta digitale e tyre ne CD
- Fotokopje e pasaportes se vlefshme- Vize hyrese ne Greqi qofte dhe e skaduar ose leje qendrimi vlefshmeria e se ciles ka skaduar apo vertetim nga sherbimi i kontrollit te pasaportave apo autoriteti konsullor kompetent per rastet kur ka humbur pasaporta ne te cilen ishte ngjitur viza hyrese apo pulla e lejes se qendrimit apo dokumente qe vertetojne qendrimin e vazhdueshem 12-vjecar ne vend.
- Mandat pagese paravolo me vlere 300 euro
- Dokumente qe vertetojne krijimin e lidhjeve me vendin Greqine si
a Vertetim per ndjekje mesimesh ne gjuhen greke
b Tituj studimi ne shkollen greke te nivelit te pare apo te dyte
c Leje te meparshme qendrimi pavaresisht autoritetit qe i ka nxjerre ato
d Fotokopje te deklaratave tatimore forolojiki dilosi te viteve te meparshem
e Vertetime per siguracion ne entet greke te sigurimeve shoqerore
f Vertetim ekzistence lidhjesh farefisnore me qytetar grek apo homogjen
g Vertetim per ndjekje studimesh ne institucionet arsimore te Greqise
h Fatura veprimesh bankare
i Akte noteriale qe u hartuan ne prezence te aplikuesit
Dokumentet per qendrim 12-vjecar
- Deftesa per ndjekjen e studimeve ne institucionet arsimore ne Greqi
- aplikim per marrje titulli qendrimi provizor apo te perhershem ne Greqi
- kopje te vendimeve refuzuese ndaj kerkeses per marrjen apo rinovimin e lejes se qendrimit
- tituj te meparshem qendrimi pavaresisht autoritetit qe i ka nxjerre
- kopje te deklaratave tatimore te viteve te meparshem
- kopje e AFM-se
- vertetime sigurimi ne nje organizem grek te siguracionit primar
- libreze shendetesore
- fatura korrenti DEH telefoni OTE uji EYDAP dhe te telefonise celulare ne emer te aplikuesit
- fatura transfertash parash ne vendet e origjines ne rastin konkret ne Shqiperi permes institucioneve bankare kompanish ndermjetese ne transferimin e kapitaleve mbikeqyrja e te cilave behet nga Banka e Greqise
- vertetim se ka ndjekur mesime per gjuhen greke
- vendime gjyqesore
- vendime per deportim apelasi qe nuk jane ekzekutuar
- kopje te pasaportave te meparshme te gjitha faqet
- deklarata te ngjarjeve qe lidhen me gjendjen civile
- vertetim kurimi ne institucione shendetesore
- akte noteriale qe u hartuan ne prani te aplikuesit