E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumenti elektronik, Ligjet diskutojnë draftin

Komisioni i Ligjeve diskutoi dje projektligjin Për Dokumentin Elektronik, i cili ka për qëllim krijimin e nevojshëm të kuadrit ligjor për njohjen dhe përdorimin e dokumenteve elektronike në vend. Konkretisht, ky projektligj rregullon të drejtën e personave, fizikë dhe juridikë, për të përdorur dokumentin elektronik në të gjitha veprimet e tyre juridike, për shkak të veprimtarisë që ata ushtrojnë, si dhe në marrëdhëniet me autoritetet publike, atëherë kur programet dhe pajisjet elektronike mundësojnë realizimin, prodhimin, transmetimin, ruajtjen dhe sigurinë e informacionit të dokumenteve në formën elektronike. Po ashtu ky projektligj synon rregullimin e marrëdhënieve për sa i përket vlefshmërisë ligjore të përdorimit dhe qarkullimit të dokumentit elektronik. Pas diskutimeve miratimi nen për nen u la për mbledhjen e radhës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›