E Diel, 1 Nëntor 2026

Debate në TV, Ylli Bufi qëllon Ngjelën me stilolaps

Politikanët e kalojnë masën ndonjëherë dhe përveç debateve verbale, arrijnë edhe në konfrontime fizike. Për pak sa nuk ka ndodhur një gjë e tillë në emisionin Studio e hapur të Eni Vasilit në Alsat, ku socialisti Ylli Bufi ka qëlluar me stilolaps kolegun e tij të djathtë, Spartak Ngjela. Ndërsa po flitej për strategjinë e opozitës, me protesta dhe bojkot të Parlamentit, pati dhe përplasje mes të ftuarve, përkatësisht ish-kryeministrit Ylli Bufi dhe kryetarit të Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela. "Kujt i thua torollak ti, ti je i çmendur. Ke kohë që je jashtë... ti je një hiç", - replikoi Ylli Bufi. "Do ta shikojmë kush është hiç, ai që ka përkrahje më shumë", - u përgjigj Ngjela. Tonet e larta nuk munguan në studio edhe më tej. "Ju keni prova për ketë?", - tha Artan Hoxha. "Po, kam prova, janë borderotë e shtetit, ky ishte hetimi", - tha Ylli Manjani. "A gjen dot ti një lidership tjetër që i hap kutitë? Dakord, bëje, mua smë duhet ajo. A ke një ekip, një staf?", - i kërkoi Ngjela Manjanit. "Po nuk është kjo çështja", - tha Manjani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›