E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robert De Niro: Kam gjak shqiptari

Ndonëse festivali i këngës italiane ka mbaruar, debatet dhe polemikat vazhdojnë si për interpretimet e prezantuesit, ashtu edhe për te ftuarit e veçante. Një nder momentet qe është përcjelle me shume komente është deklarata surprize, ?Kam gjak siçilian dhe gjak shqiptari?, qe ka çuditur fansat e aktorit te famshëm amerikan, Robert De Niro, i ftuar special ne festivalin kombëtar te muzikës italiane Sanremo. Përgjatë një interviste me prezantuesit e festivalit, këngëtarin Giani Morandi dhe Modelen Elizabeta Canalis, De Niro i pyetur mbi origjinën e tij theksoi se ka gjak italian dhe shqiptar. Pavarësisht fjalëve te yllit te hollivudit, te shqiptuara mjaft mire, prezantuesja ne përkthim përmendi vetëm fjalën gjak italian. Aktori theksoi gjithashtu se dëshiron qe fëmijët e tij te jene te ndërgjegjshëm se përveç origjinës amerikane, ata kane edhe prejardhje evropiane. Ndonëse deklarata nuk është përcjellë nga mediat italiane, ajo ka gjetur jehone ne median shqiptare si dhe ne rrjetet sociale ne internet.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›