Dolce & Gabbana, 20 muaj burg

Dyshja e njohur në botën e modës, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana, u dënuan sot nga gjykata e Milanos, me 20 muaj burg. Stilistët e njohur italianë, u denuan pas akuzës për evazion fiskal, pasi kane fshehur rreth një miliard euro nga autoritet.
Gjatë procesit gjyqësor, ata nuk u paraqiten në gjykatë duke hedhur poshtë akuzat, ndërsa vendimi pritet të apelohet.
Stilistët akuzohen se u kanë besuar kontrollin financiar disa shoqërive me qendër në Luksemburg për të shmangur sistemin fiskal italian. /Indeksonline/