E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollapi, apel për më tepër bashkëpunim

Kreu i Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës bën apel për më tepër bashkëpunim me ministrinë në raste të ndërtimeve të banesave dhe infrastrukturë rrogore, si dhe më tepër fonde. Sahit Dollapi kreu i UKT kërkoi që shoqëritë e e ujësjellësave të bëhen pjesë e planeve urbane pasi kjo ka shkaktuar probleme të furnizimit me ujë në këto zona për shkak të mos krijimit të kanalizimeve dhe vendosjes së tubacioneve të duhura.
Duke iu përgjigjur këtyre kërkesave ministri i Punëve Publike dhe transporteve Sokol Olldashi deklaroi se këto kërkesa do të merren parasysh por kërkoi gjithashtu rritje të performancës së shoqërive të ujsjellësave.
I pranishëm në këtë aktivitet ambasadori i BE-së Ettore Sequi dha mesazhin se uji që përdoret duhet që të paguhet .
“Shqipëria duhet që të marrë masa të forta që tu përgjigjet sfidave në lidhje me këtë sektor. BE do të forcoj mbështetjen dhe asistencën për sektorin ujsjellës kanalizimeve. Ne kemi dhënë aktualisht 1 milion euro. Menaxhimi i ujsjellësave gjithashtu është i rëndësishëm në mënyrë që të realizohen investimet e duhura. Qytetarët shqiptarë duhet të marrin një shërbim me cilësi dhe sfida për përdorimin e ujit është që ai të paguhet. Vullneti politik për arritjen e këtyre sfidave është i nevojshëm dhe Europa do vazhdoj t`ju ndihmoj” ka shtuar Sequi.
Ministri Olldashi ndër të tjera premtoi se së shpejti do të nisin dy investime mjaft të rëndësishme të cilat do të zgjidhin njëherë e mirë furnizimin me energji elektrike.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›