E Diel, 1 Nëntor 2026

BQE masa te tjera per rritjen ekonomike ne zonen Euro

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane ka deklaruar në një konferencë për shtyp që po zhvillohet në këto momente, se përveç uljes së përqindjes së interesit nga 1,5 në 1,25%, Banka Qendrore Europiane synon të ndërmarrë edhe masa të tjera për rritjen ekonomike në zonën Euro.

“Inflacioni është ende i lartë, në muajin tetor ai ka qenë në një nivel prej 3%, por ky inflacion duhet të bjerë gjatë muajve që vijnë poshtë 2%.

Qëllimi ynë është që nivel inflacioni të jetë poshtë 2% gjatë vitit 201, gjë që duket se do ndodhë, por gjithashtu që ky nivel të ruhet për një periudhë afatmesme”, ka deklaruar në konferencën e parë për shtyp që Mario Draghi jep si presidenti që sapo ka marrë detyrën e BQE-së.

Draghi ka thënë se është e pamundur që të flitet ër nivelin e prodhimit kombëtar bruto në zonën Euro, por ajo që kërkohet nga qeveritë europiane janë reformat strukturore të nevojshme për reduktimin e borxhit dhe rilançimin e rritjes ekonomike.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›