Ministria gjobë për kompaninë CEZ Shpërndarje

Pasi gjobiti Alb-Telekom-in, Ministria e Ekonomisë ka gjobitur kompaninë CEZ Shpërndarje, ku i është vendosur një gjobë prej 500 mijë eurosh. Ministria pretendon se kompania ka abuzuar me matësit e energjisë elektrike.
Kjo masë erdhi vetëm një javë pas gjobës së parë, prej 30 milionë lekësh të reja, vendosur për CEZ Shpërndarjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë. “DPM, në vijim të kontrolleve pas ankesave të qytetarëve shqiptarë, ka vërejtur shkelje dhe abuzime të shumta të kompanisë CEZ për sa u takon vënies së sahatëve”, thekson Ministria.
METE dhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë shprehen të vendosur në mbrojtjen e konsumatorëve shqiptarëve, duke paralajmëruar masa të reja nëse kompania CEZ Shpërndarje nuk zbaton ligjin. /Start/
2011-11-03 14:17