E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollapi në Gjirokastër e Fier: Me ikjen e CEZ situata u përmirësua

TIRANE - Administratori shtetëror i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi ka vijuar akuzat ndaj ish-drejtuesit të CEZ-it për keqmenaxhim dhe që me ikjen e kompanisë çeke situata energjetike në vend ka nisur të stabilizohet. Gjatë prezantimit të drejtorit të ri rajonal të CEZ-Shpërndarje në Gjirokastër, Dollapi theksoi se ish-drejtuesit e CEZ-it i përdornin paratë për shpenzime luksoze dhe jo për investime.

Dollapi ka emëruar drejtorin e ri të Shpërndarjes edhe për qarkun e Fierit. Edhe në këtë rast, administratori shtetëror i CEZ ka akuzuar sërish kompaninë çeke se si pasojë e indiferencës së CEZ-it nuk riparoheshin edhe defektet dhe për pasojë as qytetarët nuk kishin energji elektrike.

Dollapi deklaroi se nuk do ketë abuzime dhe keqtrajtime të konsumatorëve sikundër ishte politika e kompanisë ceke CEZ por do t’u kthehet dinjiteti.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›