E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollapi premton ujë pa kufizime për Tiranën, rriten investimet për Bovillën

Vera e këtij viti nuk do të sjellë probleme me ujin e pijshëm për banorët e kryeqytetit. Drejtori i Ujesjellësit Seit Dollapi premton rritje të sasisë së ujit por edhe përmirësim të cilësisë me investime te që prej pak ditësh kanë nisur në impiantin e Bovillës. Nga 1800 l në sekondë që prodhon impianti i Bovillës, tashmë prodhon vetëm 1200 l në sekondë për shkak të punimeve

që po kryhen. Në bulevardin Zogu i Parë, rrugën Siri Kodra në Qendër dhe Kinostudio është ulur furnizimi i konsumatorëve, ndërkohë që brenda 17 ditëve Drejtori i Ujësjellësit parashikon përfundimin e punimeve. Dollapi premton përmirësim të furnizimit me ujë të pijshëm edhe në zonën Komuna e Parisit. Ashtu si asnjë verë tjetër banorët e kryeqytetit nuk do të kenë më probleme me ujin e pijshëm. Pas një njoftimi ditën e djeshme se në lagjet e kryeqytetit do të mungonte uji i pijshëm për shtatëmbëdhjetë ditë me rradhë. Banorët e kryeqytetit do të kenë probleme me furnizimin me ujë, mungesa, ndërprerje apo kufizime, për plot 17 ditë me radhë. Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve ka njoftuar përpara dy ditësh zyrtarisht se ka nisur rikonstruksionin e plotë të impiantit të Bovillës. Ndërhyrja në këtë impiant është e domosdoshme, pasi në pajisjet e tij nuk ndërhyhet prej 12 vjetësh dhe këto punime lidhen direkt me sasinë dhe cilësinë e furnizimit me ujë të Tiranës, gjatë periudhës së verës dhe në vazhdim. Për shkak të punimeve që parashikohet të zgjasin 17 ditë, do të kushtëzohet sasia e ujit me 500 litra/sek, duke sjellë kështu edhe kufizime të pjesshme në disa zona të Tiranës. Sasia e ujit të munguar do të kompensohet në masën 30% nga burimet e Selitës dhe Shën Mërisë dhe diferenca që do i mungojë Tiranës në këto ditë do të jetë 150-200 litra/sek. Kjo mungesë e ujit do të sjellë kufizime vetëm në orarin e drekës në këto zona: Laprakë, Siri Kodra, Zogu 1, një pjesë e Kinostudios, deri pranë Qendrës. Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve i siguron konsumatorët se janë marrë të gjitha masat organizative, me qëllim që punimet për rikonstruksionin e impiantit të përfundojnë brenda afatit të parashikuar. Ndërkohë ditën e djeshme vetë drejtori i ujësjellësit ka njoftuar se kryeqyteti këtë verë nuk do të ketë probleme me ujin e pijshëm.

Last Updated on E Shtune, 08 Maj 2010 07:48

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›