Dollare kunder protestave - Ne Arabine Saudite nuk ka trazira

Tre muaj me radhe mbreti i moshuar i Arabise Saudite Abdullah ishte per trajtim mjekesor jashte shtetit. Nje kohe kur thuajse ne te gjithe boten arabe kishte protesta kunder regjimeve ne pushtet. Pas kthimit ne vend ne fund te shkurtit monarku njoftoi nje program prej 35 miliarde dollaresh punonjesit e shtetit do te marrin rroga me te larta strukturat sociale me shume para dhe projektet per ndertim banesash per njerezit ne nevoje me shume mbeshtetje nga shteti. Ekspertet vleresojne se me ato para pallati mbreteror synonte te parandalonte protestat e dhunshme.
Intelektualet kerkojne reforma demokratike
Pasi edhe ne Arabine Saudite ka thirrje per protesta ne fund te shkurtit nje numer i madh intelektualesh dhe aktivistesh i drejtuan nje leter te hapur mbretit ne te cilen kerkonin reforma te gjera ne mbreterine e pasur me nafte. Ata propozonin edhe kalimin ne nje monarki kushtetuese. Perpjekje te tilla per ndryshim lindin ne kuader te perpjekjeve per demokraci ne te gjithe boten arabe thote shkrimtarja saudite Thuraya Al- Arrayed
Arabia Saudite ka pasur gjithnje rrugen e saj per trajtimin e krizave. Dhe zgjidhjet e ketyre krizave ne pjesen me te madhe kane qene te suksesshme. Une nuk besoj se qeveria eshte kunder reformave. Perkundrazi meqenese ajo eshte ne gjendje te marre vendime qeveria desheron te ndermerren reforma.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kancelarja gjermane Angela Merkel me mbretin saudit Abdullah maj 2010.Opozita saudite jo aq e forte sa ne Egjipt apo Tunizi
Nenshkruesit e deklarates megjithate kuptojne dicka krejt tjeter me reformat. Ata duan nje qeveri saudite e cila te jete e legjitimuar nga populli. Ata kerkojne te drejta te barabara ndarje te pushteteve respektimin e te drejtave te njeriut dhe luftimin e korrupsionit. Keto reforma ka kohe qe nevojiten ne Arabine Saudite kur shihen protestat e masave ne te gjithe boten arabe theksohet ne deklarate. Megjithate kjo thirrje nuk eshte e re ne Arabine Saudite thote eksperti per Lindjen e Afert Guido Steinberg. Por opozita atje nuk eshte aq e forte sa ne Egjipt apo Tunizi
Per kete arsye ne mbreteri situata eshte pak me e qete se ne keto shtete. Me nje perjashtim qeveria saudite ka probleme te medha me pakicen shiite ne lindje te vendit. Qeveria ne Riad ka frike nga nje revolte e shiiteve ne lindje. Dhe kjo me te drejte pasi shume shiite e refuzojne rregjimin vahabist.
Pjesa me e madhe e qeverive ne rajonin e Gjirit Persik i druhen shperthimit te nje vale protestash thote me tej Steinberg. Megjithate ne ndryshim me rregjime te tjera Arabia Saudite ka mjete financiare per te blere ne nje fare menyre opoziten. Dhe vertet duket se miliardet qe tani vendi kerkon te investoje ne sistemet sociale jane nje lloj mjeti parandalues per trazira te mundshme. E megjithate problemet ne Arabine Saudite jane te ngjashme me ato ne Tunizi dhe Egjipt.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Perleshje me policine ne shtetin e Gjirit Persik Bahrejn.
A mund te shmangen ndryshimet demokratike ne periudhe afatgjate
Megjithe pasurine e pamase mbreteria vuan nga papunesia e larte ne radhet e te rinjve padrejtesia sociale mungesa e banesave per ciftet e reja dhe korrupsioni i larte. Megjithate eksperti Guido Steinberg nuk e sheh te rrezikuar shtepine mbreterore saudite
Opozita mbeshtetet vertet ne nje fare mase nga disa grupime por shume nga banoret ne Nadxh Hixhas dhe rajone te tjera mbeshtesin familjen mbreterore Saud dhe jane garante te vazhdimesise se saj. Ata nuk refuzojne parimisht sistemin e sundimtarit pasi perfitojne edhe vete nga te ardhurat prej biznesit te naftes dhe gazit.
Megjithe thirrjet e intelektualeve per reforma demokratike dhe rrezikut qe buron nga pakica shiite rregjimi ne mbreterine e pasur me nafte dhe ekonomine me te madhe arabe mund te vazhdoje te jete i sigurt besojne ekspertet. Por aktualisht nuk mund te thuhet nese ne periudhe afatgjate miliardat mund te shmangin apo pengojne reformat demokratike dhe hapjen e qarte te vendit.
Autor Nader Alsarras / Eliana Xhani
Redaktoi Mimoza Cika - Kelmendi