E Shtunë, 31 Tetor 2026

Polemike ne SHBA per vendosjen e ndalim-fluturimit mbi Libi

Per John Kerryn senatorin demokrat me influence dhe kryetarin e komisionit te Senatit per marredheniet me jashte eshte e qarte se si duhet te reagoje qeveria Obama perballe kunderofensives se Gaddafit.

A do te vendoset ndalim-fluturimi mbi Libi

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Trazira ne Libi

SHBA duhet te pregatise tani ne zone ndalim-fluturimi ne bashkepunim me aleatet ne NATO.

Nese arma ajrore e Gaddafit masakron popullsine civile bombarduesit e NATO-s mund te shkaterrojne pistat e nisjes dhe zbritjes se avioneve ne Libi per ti dhene fund gjakderdhjes tha senatori John Kerry ne kanalin televiziv amerikan CBS.

Reagimi i Shtepise se Bardhe ndaj pleduajese se ish-kandidatit demokrat per president nuk vonoi. Shefi i ri i shtabit te Obames ne Shtepine e Bardhe Bill Daley theksoi

Disa njerez qe angazhohem me force per nje ndalim-fluturim mbi Libi per fat te keq kane pak njohuri per ceshtjen.

Disa flasin per nje ndalim-fluturimi sikur te ishte fjala per nje loje kompjuteri shtoi shefi i shtabit te Obames ne bisede me kanalin televiziv NBC. Ai rikujtoi paralajmerimin e ministrit amerikan te Mbrojtjes Robert Gates se fillimisht duhet sulmuar Libia per te paralizuar mbrojtjen ajrore te Gaddafit per te bere te mundur ne nje hap te dyte mbajtjen ne toke te armes se tij ajrore. Dhe per nje operacion te tille ushtarak nuk mjafton as nje avionmbajtese amerikane me rreth 75 avione luftarake ne bord.

do sulm ne Libi duhet te kete legjitimitet nderkombetar

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Presidenti Barack Obama duke u prononcuar per situate ne Libi

shte e vertete qe deklarata e Barack Obames se te gjitha opsionet jane te hapura vazhdon te jete aktuale. Por cdo sulm ushtarak ne Libi duhet te jete nje operacion me legjitimitet nderkombetar dhe me drejtim nderkombetar theksoi shefi i shtabit ne Shtepine e Bardhe. Presidenti amerikan Obama dhe ministri i tij i Mbrojtjes Robert Gates ne sfondin e lufterave ne Irak dhe Afganistan nuk kane asnje interes te dergojne avione luftarake amerikane apo trupa ne nje tjeter vend mysliman.

Sanksione kunder regjimit te Gadafit

Ne vend te kesaj SHBA eshte per sanksione kunder regjimit te Gaddafit.

Deri tani jane bllokuar 30 miliarde dollare te klanit te Gaddafit ne llogarite ne SHBA.

Keshtu SHBA ka vepruar me shpejt dhe ne menyre me agresive se cdo vend vend tjeter i botes theksoi shefi i shtabit te Obames. Te marten 8.3. ministri amerikan i Financave Timothy Geithner do te diskutoje me qeverine gjermane per ashpersimin e sanksioneve financiare ndaj regjimit te Gaddafit.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protestues kunder Gaddafit ne Tripoli

Republikanet si ish keshilltari per sigurine Stefan Hadley kerkojne qe parate e bllokuara te perdoren per rindertimin e Libise pas epokes se Gaddafit. Hadley propozonSHBA mund te furnizoje fshehurazi me arme kundershtaret e Gaddafit. Keshtu kryengritesit mund te arrijne vete nje ndalim-fluturimi per armen ajrore libiane.

Senatori demokrat John Kerry nuk eshte per te tilla operacione te fshehta te SHBA-se. Por ai deklaroi Mendoj se rebelet ne Libi gjate javeve te ardhshme do te furnizohen me arme ne rruge te fshehta.

SHBA do te vazhdojne te vezhgojne luften civile ne Libi. Avionet e tyre transportues C130 do te fluturojne vetem deri ne kufirin mes tuniziano-libian per te evakuuar refugjatet apo per te furnizuar me cadra dhe uje.

Autor Ralph Sina/Eliana Xhani

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›