Shqetesim per lirine e shtypit ne Turqi pas burgosjes se gazetareve

Nuk eshte me fjala vetem per gazetaret te cilet jane burgosur. shte burgosur gazetaria ky ishte kryetitulli i numrit te se henes 7.3. te gazetes turke me tradite Cumhuriyet.
Akuza per anetaresi ne organizate terroriste
Cilat jane rrethanat autoritetet turke gjate diteve te kaluara kane arrestuar me shume se dhjete reportere per shkak te akuzave per anetaresim ne rrjetin terrorist Ergenekon. Ky rrjet behet pergjegjes per disa dhjetera vrasje dhe atentate. Objektivi i anetareve te Ergenekonit thuhet se ka qene krijimi i trazirave dhe kaosit ne Turqi per te rrezuar qeverine konservatore te kryeministrit Recep Tayyip Erdogan. Deri tani hetimet ishin kufizuar ne radhet e ushtarakeve dhe funksionareve te larte. Por fakti qe tani po akuzohen per anetaresi ne rrjetin terrorist edhe gazetare te njohur e ka indinjuar opinionin publik. Organizatat turke te shtypit kane protestuar fort. Behet fjale per perndjekje sistematike te reportereve kritike nen petkun e hetimeve ndaj Ergenekonit. Alper Turgut nga shoqata turke e gazetareve TGC thote
Nese ne tani heshtim dhe nuk veprojme kjo gjendje do te vazhdoje. Ata nuk do te ndalen nese ne heshtim kjo eshte e qarte. Por edhe ne nuk duam te ndalemi. Ne do te vazhdojme te shkruajme dhe nuk do te heshtim.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta para burgut ne Silivri ne prag te fillimit te procesit Ergenekon. 2009. Indinjate dhe proteste ne opinion dhe shoqatat e gazetareve
Prokurori i pergjithshem i cili normalisht nuk thote asgje per hetimet ne vazhdim pas arrestimeve beri te ditur se ato nuk kane te bejne aspak me aktivitetin ne gazetari te te paditurve. Me sa duket nen presionin e protestes se forte te opinionit publik turk ai deklaroi se ketu fjala eshte vetem per akuzen se gazetaret kane qene anetare te Ergenekonit. Per koleget gazetare nga te gjitha kampet politike akuzat jane pa baze. Ata e akuzuan aparatin shteteror te kryeministrit Erdogan se kerkon te frikesoje gazetaret kritike.
Liria e shtypit ne rrezik
Rasti i gazetareve te arrestuar indinjon aq shume njerez ne Turqi pasi pjesa me e madhe e reportereve te arrestuar ne te kaluaren e kane deshmuar paanesine e tyre politike. Ata kane qene kritike si ndaj qeverise ashtu edhe ndaj kampit opozitar. Dhe jo vetem kaq dy prej gazetareve te arrestuar me te njohur Nedim ener dhe Ahmet k kane bere te mundur hetimet ndaj Ergenekonit pikerisht me punen e tyre investigative. Moderatori me popullaritet ne televizion Uur Dndar i drejtoi nje apel ministrit te Brendshem turk Beir Atalay. Ai i beri atij thirrje te shprehej qarte ne mbrojtje te lirise se shtypit ne Turqi.
Do te deshiroja qe ministri i Brendshem te pengonte qe gazetaret te cilet nuk bejne gje tjeter vecse jane ne kerkim te se vertetes te poshterohen dhe te trajtohen pa dinjitet.
Kryeministri Erdoan theksoi ne fund te javes se kaluar se arrestimet nuk jane bere me udhezim te qeverise. Ai tha se shpreson qe procesi te perfundoje sa me shpejt. Por kjo nuk ka shume gjasa te ndodhe. Pas kater vjet hetimesh ne ceshtjen Ergenekon deri tani eshte ngritur padi ndaj me shume se 300 veteve. E megjithate ende nuk eshte shqiptuar megjithate asnje gjykim.
Autor Steffen Wurzel / Eliana Xhani
Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi