E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollari forcohet në raport me lekun, euroja nuk ndryshon

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën monedha e gjelbër amerikane u forcua në raport me lekun, ndërsa euroja ruajti të njëjtën vlerë krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 82,05 lekë ose 0,09 lekë më shumë dhe euroja këmbehet me 93,62 lekë në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë.

Paundi britanik këmbehet me 109,70 lekë ose 0,35 lekë më pak dhe franga zvicerane këmbehet me 101,08 lekë, 0,11 lekë më pak se ditën e martë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.05 +0.09
Euro EUR 93.62 0.00
Poundi Britanik GBP 109.70 -0.35
Franga Zvicerane CHF 101.08 -0.11
Jeni Japonez (100) JPY 50.34 -0.05
Dollari Australian AUD 57.40 -0.16
Dollari Kanadez CAD 58.22 -0.06
Korona Suedeze SEK 8.45 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 8.54 +0.02
Korona Daneze DKK 12.53 +0.01
SDR SDR 111.48 +0.05
Ari(OZ 1) XAU 337831.85 +4,736.57
Argjend(OZ 1) XAG 4879.08 +31.56
Juani Kinez (onshore) CNY 12.12 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 12.11 0.00
Lira Turke TRY 1.74 0.00

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›