E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet: 1 265 fermerë aplikuan për kompensimin 10% përmes autofaturës

TIRANË, 23 korrik /ATSH/  Procesi i aplikimit online për përfitimin e kompensimit 10% përmes autofaturës po vijon normalisht, ndërsa deri më 20 korrik janë regjistruar 1 265 aplikime nga fermerët në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vlera totale e kompensimit të kërkuar nga aplikimet e deritanishme arrin në rreth 3,5 milionë euro.

Tatimet u bëjnë thirrje fermerëve që nuk kanë aplikuar ende të kryejnë aplikimin përmes platformës e-Filing, për të përfituar nga skema e kompensimit 10%.

Institucioni njofton se fermerët që hasin paqartësi ose kanë nevojë për asistencë gjatë procesit të aplikimit mund të drejtohen pranë administratës tatimore përmes adresës elektronike info.fermeret@tatime.gov.al.

Skema e kompensimit 10% përmes autofaturës është pjesë e masave mbështetëse për sektorin bujqësor dhe synon të lehtësojë formalizimin e transaksioneve të fermerëve, duke rritur njëkohësisht mbështetjen financiare për aktivitetin e tyre.

/e.xh/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›