E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dollari në rritje dhe euroja në rënie për të tretën ditë radhazi

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun dhe euroja humbi terren, për të tretën ditë radhazi. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 83,07 lekë ose 0,11 lekë më shumë se një ditë më parë, ndërsa euroja zbriti me 0,03 lekë, duke u kuotuar në vlerën e 97,09 lekëve. Paundi britanik këmbehet me 112,19 lekë, ose 0,10 lekë më pak se ditën e mërkurë dhe franga zvicerane zbriti me 0,18 lekë duke u këmbyer sot me 103,94 lekë.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 83.07 +0.11
Euro EUR 97.09 -0.03
Poundi Britanik GBP 112.19 -0.10
Franga Zvicerane CHF 103.94 -0.18
Jeni Japonez (100) JPY 56.14 -0.13
Dollari Australian AUD 54.83 +0.03
Dollari Kanadez CAD 59.83 -0.09
Korona Suedeze SEK 8.87 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.37 +0.01
Korona Daneze DKK 13.01 0.00
SDR SDR 113.85 -0.11
Ari (OZ 1) XAU 300645.70 -1,960.03
Argjendi (OZ 1) XAG 3405.47 -7.57
Juani Kinez (onshore) CNY 11.66 +0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 11.66 0.00
Lira Turke TRY 2.01 0.00

/j.p/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›