E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollari ngjitet në 104.5 lekë

Kursi

Kriza greke rrëzoi euron dje në nivele shumë të ulëta në tregun ndërkombëtar, gjë që u pasqyrua më së shumti me forcim të dollarit kundrejt lekut në tregun e brendshëm. Monedha amerikane u këmbye dje për 104.5 lekë, kuota më e lartë e shënuar që prej shumë vitesh, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë. Euro kushtoi 137.57 lekë, ose 35 qindarka më pak se të martën. Euro ka zbritur kështu në kuotën më të ulët kundrejt lekut që prej 28 dhjetorit të vitit të kaluar ose 1.52 për qind më lirë nga sa u kushtonte shqiptarëve në kuotën më të lartë të shënuar në muajin mars.
Në tregun ndërkombëtar euro u këmbye për 1.31 dollarë, kuota më e ulët në një vit. Presioni mbi euron mbetet i lartë në tregun ndërkombëtar për shkak të pasigurisë që investitorët kanë në lidhje me zhvillimet në Greqi. Nga ana tjetër, tërheqja e stimulit monetar nga ana e Bankës së Shqipërisë pritet të sjellë stabilizim në kursin e këmbimit të lekut.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›