E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dollari shënon rritje kundrejt lekut



Dollari shënon përsëri rritje kundrejt lekut shqiptar .Në kursin e këmbimit valutor një dollar është shkëmbyer me rreth 107.6 lekë kundrejt 90 lekëve që është shkëmbyer disa javë më parë. Ndërkohë që krejt e kundërta ka ndodhur me vlerën e euros .Tashmë një euro shkëmbehet me 136 lekë një vlerë mjaft e ulët e krahasuar me vlerën e para disa muajve ku një euro arriti që të shkëmbehej me rreth 142 lekë duke u kthyer në një rrezik të vërtet për lekun kombëtar. Euro ka zbritur kështu në kuotën më të ulët kundrejt lekut që prej dhjetorit të vitit të kaluar .Të gjitha këto luhatje shpjegohen sipas specialistëve me krizën ekonomike që ka përfshirë vendin tonë fqinj Greqinë.Kriza ekonomike që ka përfshirë një sërë vendesh të eurozonës ka ndikuar në uljen e vlerës së euros në eurozonë dhe gjithashtu në vendin tonë.Kriza greke vazhdon të zhvleresojë euron në tregun ndërkombëtar, gjë që u pasqyrua më së shumti me rënien e saj dhe me forcim të dollarit kundrejt lekut në tregun e brendshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›