E Diel, 1 Nëntor 2026

MSH: Situata në Ballsh jo alarmante



Ministria e Shëndetësisë deklaron se deri tani numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Ballshit ka qenë 237 persona. Drejtori Pëllumb Pipero tha se aktualisht nuk ka asnjë rast të shtruar në spital, por vetëm persona që marrin mjekim për 2 orë. Pipero deklaroi se situata është nën kontroll dhe po mbikqyren nga mjekët 12 rastet të cilët mjekohen në Ballsh dhe 14 pacientë të tjerë që mjekohen në spitalin e Fierit.
Pipero theksoi se ministria në bashkëpunim me pushtetin lokal u mor vendimi për ndalimin me furnizim me ujë të pijshëm në Ballsh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›