E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizim i leverdishëm

Ekonomistët kosovarë kanë mendime të ndryshme sa i përket privatizimit të ndërmarrjeve më të mëdha publike në vend. Shumë prej tyre vlerësojnë se privatizimi i këtyre kompanive do të jetë i suksesshëm dhe do të ndikojë në rritjen ekonomike. Të tjerët mendojnë se ky është një veprim i ngutshëm dhe kërkon një rishqyrtim të situatës. Në anën tjetër, drejtuesit e Qeverisë së Kosovës mendojnë se ky proces është me leverdi dhe besojnë se sivjet do të kryhet krejt procesi privatizimit.

Në proces të privatizimit tashmë është Postë-Telekomi i Kosovës dhe Korporata Energjetike. Gjithashtu, në procedim është edhe dhënia me koncesion e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Muhamet Sadiku, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, tha për agjencinë Evropaelirë, se e vlerëson të ngutshëm privatizimin e kompanive publike. Sipas tij, nuk është koha e duhur për një proces të tillë.

“Është pak e çuditshme kjo nguti për të vënë në lëvizje procesin e privatizimit të tri kompanive më të mëdha, duke pasur parasysh se kjo është një kohë e shkurtër. Besoj se kjo nuk është koha e duhur”.

Kjo qeveri, tha ai, nuk ka as kapacitete kohore.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›