E Diel, 1 Nëntor 2026

Dollari vazhdon të fitojë pikë ndaj lekut

Dollari amerikan vazhdon që të fitojë pikë kundrejt lekut shqiptar. Në kursin e këmbimit valutor një dollar është shkëmbyer sot me rreth 112.7 lekë duke arritur vlerën më të madhe të kohëve të fundit. Monedha amerikane ka fituar kështu 24 pikë më shumë në krahasim me disa muaj më parë. Kriza ekonomike në Greqi ka ndikuar në uljen e vlerës së euros në vendet e eurozonës dhe kjo ka ndikuar edhe në vlerësismin e dollarit edhe në vendin tonë. Ndërkohë që euro vazhdon të ketë një stabilitet në vlerën e saj prej disa ditësh dhe shkëmbehet me 137 lekë ndërkohë që në tregjet Europiane ditën e djeshme euro arriti një tjetër zhvlerësim dhe një prej shkaqeve mendohet të jenë edhe masat kufizuese të ndërrmarra prej Gjermanisë. Ndërkohë që monedha amerikane, dollari vazhdon të fitojë pikë duke pasqyruar edhe qendrueshmërinë ekonomike të SHBA-së pas krizës që pësoi vitin e vjetshëm.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›