Tuneli i Kalimashit hapet të premten paradite
19/05/2010 Rruga
Duke filluar nga ora 10:00 e ditës së premte, tuneli i Thirrës do të jetë i hapur për trafikun, duke bërë të mundur tranzitimin në të gjithë segmentin Rrëshen-Kalimash dhe si pasojë hapjen e rrugës Durrës-Kukës. Në një njoftim për shtyp, Ministria e Punëve Publike dhe Transportit deklaroi dje se tuneli i Kalimashit do të hapet më 21 maj 2010 për të qenë i gatshëm për të gjithë udhëtarët gjatë sezonit veror. Sipas deklaratës së Ministrisë së Transporteve, më datë 21 maj, Galeria Jugore e tunelit të Thirrës, në segmentin Rrëshen –Kalimash, vihet përfundimisht në shfrytëzim të transportit publik. Sipas Ministrisë së Transporteve, punimet për strukturën mbështetëse të Galerisë Jugore të tunelit të Thirrës kanë përfunduar ditët e fundit. “Punimet elektromekanike dhe të sistemeve të kontrollit të trafikut janë instaluar dhe integruar plotësisht në një sistem të kontrollit qendror që përfshin 26 ventilator të mëdhenj ajrimi, më shumë se 70 kamera ÇTV, sinjalistikën e mesazheve variabël elektronik, një sistem kundër zjarrit në të gjithë tunelin, lokalizimin në mënyrë automatike të tymit dhe gazrave dhe zbulimin e incidentit, një sistem telefonik në rast emergjence, komunikimin me radio si dhe ndriçimin normal dhe atë të sigurisë”, njoftoi Ministria. Më herët ishte premtuar se tuneli do të hapej më 15 maj, por tejzgjatja e procedurave të punimeve në Galerinë Jugore është bërë shkak për shtyrjen me një javë të hapjes së tunelit.