E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domenika qan për mama-Valen

25/04/10 16:20

Pjesa më e madhe e banorëve kanë dalë jashtë e ndër të tjera edhe luajnë me njëri-tjetrin. Domenika rri vetëm në sallon. Gjatë gjithë ditës ajo ka qënë e mërzitur dhe tashmë shpërthen në lot. Pranë i shkon Seldi i cili fillon ta ledhatojë. Pas tij pranë vajzës shkon edhe Klodi i cili gjithmonë ka pasur një miqësi të ngushtë me Domenikën. Ai e pyet dhe vajza i thotë se ajo është mërzitur për nënën e saj. Nisur nga klipi i transmetuar gjatë spektaklit ku Jetmiri fliste keq për Domenikën, Seldin dhe ndjenjat e tyre, Domi mendon se nëna e saj është shqetësuar shumë për këtë. Klodi i thotë se nuk ka përse të shqetësohet për Valentinën sepse ajo po e ndjek nga jashtë shtëpisë. Domenika thotë se ajo e njeh nënën e saj dhe e di që ajo shqetësohet shumë për të bijën. Domenika thotë se ajo nuk e di se si është mama Vale, çfarë po bën, ku është dhe është e shqetësuar për të. Klodi fillon që të ngushëllojë vajzën dhe e këshillon që të mos u vërë rëndësi ngjarjeve të tilla si ajo me Jetmirin sepse në fund të fundit ata janë në një lojë dhe provokimet janë pjesë e kësaj lojë, ajo nuk ka pse të mërzitet për një gjë të tillë. Domenika qan për kohë të gjatë ndërsa pranë saj afrohet edhe Jona. Miqtë e saj e këshillojnë që të qetësohet dhe të mos i marrë përbazë të gjitha ato që mund të thotë njëri, apo tjetri banor për të. pas një kohe të gjatë vajza qetësohet dhe ulur te kolltukët bisedon me Seldin, Klodin dhe Jonën. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›