E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seldi debaton me Domin

25/04/10 02:16

Ndërsa flasin për cështjen e cmimit në Kosovë, Miri flet se Hakiu nuk mund të përfaqësojë Kosovën, por vetëm veten e tij. Ai shprehet gjithashtu se Kika nuk e di se cfarë ndodh nëpër Kosovë, por vetëm mund të flasë për atë pjesë të shoqërisë që njeh. Ndërsa Miri flet kështu, Seldi ndërhyn dhe shprehet se këto gjëra ai duhet tia thotë Hakiut e jo atij. Erioni ndërhyn dhe shprehet se ky muhabet po bëhej me Klodi se ishte ai që e nisis ndaj Seldi sduhet të ndërhyjë. Klodi merr fjalën dhe shprehet se Seldit shumë gjëra nuk i pëlqejnë kur i thonë të tjerët dhe i kthyer nga Seldi, i kërkon që nëse dicka që flitet në tavolinë nuk i pëlqen, le ta thotë e ata të largohen për respekt. Seldi i kërkon që të largohen. Realisht ata largohen dhe Seldi u thotë nga pas që po shkojnë pas komandantit. Jona i tërheq vërejtje Seldit, ndërsa ai shprehet se që tani nuk toleron më asgjë. Ai kthehet nga Domi dhe i kërkon që kur Klodi të shkojë tek ajo për ti folur për të, Domi ti thojë që të sqarohet vetë me Seldin e të mos i thojë asgjë. Domenika acarohet nga këto fjalë sepse i duken të tepërta. Ndërmjet të dyve lind debat se Domi i thotë se gjithnjë është munduar që ti përmirësojë raportet e tij me të tjerët. Seldi i kërkon që ajo thejsht të mos përfshihet më në gjërat e tija. Për Domin kjo kërkesë është e tepërt se ajo nuk ka thënë asgjë kundër tij, sidomos me Klodin. seldi mendon se Klodi nuk di se cfarë të thojë, kapet me shakatë dhe kur flet me Domin, i transformon ato. domi nuk kupton pjesën se kur ajo përpiqet për të mirën e tij, ai i kërkon të rrijë pa folur. Ajo shprehet se do ia plotësojë kërkesën, ndërsa seldi acarohet dhe i thotë bebe. Të dy fillojnë të debatojnë, por shkojnënë dhomën e gjumit. Domenika përpiet ti flasë me të urtë, ndërsa Seldi me tone të larta. Ajo i thotë se po gabon për më tepër kur në sy të të tjerëve i thotë të mos flasë më. Seldi ia kthen se ajo është e vetme në lojë. Domenika habitet dhe nuk kupton chyn kjo pjesë. Seldi shprehet se me këtë ton që ajo flet, ajo e trajton sikur të jenë dy armiq. Domenika përpiqet të sqarohet se ajo është munduar gjithnjë të sheshojë keqkuptimet mes tij dhe Klodit, ndërsa Seldi e akuzon se ajo i shtrembëron bisedat me Klodin. domenika acarohet dhe largohet e duke ikur, shprehet se ai nuk kupton se me kë po flet e cfarë po i thonë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›