E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëngjes i zymtë

25/04/10 12:50

Banorët duken të përgjumur këtë mëngjes ndaj hezitojnë të ngrihen. Banori i parë që ngrihet është Klodi, ndryshe nga herët e tjera. Ai përgatit kafen dhe del në kopsht i vetëm për ta pirë atë. Pas tij zgjohet edhe Mandi i cili del në kopsht dhe bisedon me Klodin vec për motin. Kur ngelet vetëm, nën efektin e këngëve të qeta që po dëgjon, Klodi preket e fillon të qajë. Në kopsht del Domenika e sa[pozgjuar nga gjumi. Ajo shkon ta përshëndesë dhe habitet kur e sheh duke qarë. Ajo e përqafon dhe ndërsa bisedojnë nga pak, Klodi thotë pjesë fjalish e nga ato kuptohet se ai është i mërzitur për debatin e djeshëm me Seldin, kur ai i tha se nuk kuptohet nga të tjerët. Klodi shpreht se nuk është tip që zihet. Domi e këshillon të qetësohet sepse në këtë mënyrë nuk zgjidhen gjërat. Me ta bashkohet edhe Kika i cili tregon një ëndërr që ka parë me Valentinën. Domenika mërzitet nga përmbajtja jo e mirë e ëndrrës, ndërsa Kika mendon se ndoshta Valentina është mërzitur nga debatet e mbrëmshme. Kështu ata flasin për ndodhitë e një nate më parë dhe e përcaktojnë si një natë acaruese. Domenika tregon për debatin me Mirin dhe shprehet se sado sqarohet me të, ai prapë sillet njësoj. Bashkë me Klodin, shprehen se nuk po i përjetojnë mirë këto debatet e fundit. Ata i rikthehen prapë bisedës për Mirin dhe Domi shprehet se ai nuk duhet të merret më me lidhjen e saj. klodi ia kthen se Miri do vazhdojë të gërricet me të tjerët se ka kohën e vet dhe kjo gjë ka për të ndodhur deri në fund. Klodi i thotë Kikës që të mos mërzitet me të se biseda e mbrëmshme nuk kishte për qëllim që të merreshin me të personalisht. Kika i thotë se e kupton, por edhe ai ndjehet i mërzitur nga ato që ndodhën. Domenika shprehet se ai njeri, Miri, nuk ka të drejt tu prishë qetësinë gjithë banorëve dhe të merret me të tjerët, ndërkohë që për veten nuk lejon asnjë që ti flasë. Për Klodin, problemi i tyre qëndron tek fakti që nuk u pëlqen kritika. Hakiu shprehet se do jetë vetvetja deri në fund dhe shpreh shqetësismin e tij për pyetjen e opinionistit se do jetë aktiv duke u kërkuar të tjerëve të jenë aktiv. Hakiu duket i prekur nga këto fjalë. Klodi shprehet se këtë javë do jenë vërtet aktiv duke bërë shumë gjëra të ndryshme, ndërsa Kika shton se duhet të kenë sensin e masës gjithnjë. Secili flet për shqetësimin e vet duke e ndryshuar bisedën herë pas here. Të tjerët vazhdojnë të flenë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›