E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çifti për Jetmirin

25/04/10 15:30

Pasi mbarojnë së hartuari buxhetin e kësaj jave, banorët shpërndahen në drejtime të ndryshme dhe në sallon mbeten vetëm Domenika dhe Seldi. Vajza rri e menduar dhe Seldi e pyet. Domenika thotë se po mendon për situatat që kanë ndodhur brenda shtëpisë dhe si mund të kenë ndikuar ato jashtë, kryesisht te nëna e saj Valentina. Domenika thotë se nuk priste atë reagim nga Jetmiri dhe akoma ndjehej e çuditur nga shprehjet e tij në klipin që u transmetua gjatë spektaklit. Seldi i thotë se me Jetmirin nuk ka se si të çuditesh pasi i atillë është. Ai thotë se nga një njeri i keq, negativ nuk duhet të çuditesh sepse mund të presësh edhe më shumë. Domenika i thotë se po mundohet që të analizojë gjithë situatën, përfshirë edhe reagimet e banorëve, të Seldit dhe reagimin e vetë asaj për çështjen në fjalë. Domenika thotë se u mundua që të mos reagonte dhe të ruante sa më shumë qetësinë në momentet e transmetimit të klipit. Seldi i thotë se ajo bëri gabim që nuk foli fare sepse në këtë mënyrë ajo ia linte për mbarë Jetmirit gjithçka që ai tha për ta të dy. Domenika i thotë se ajo nuk donte të reagonte sepse dëshiron që më parë ti analizojë mirë gjërat. Pas kësaj të dy dalin jashtë të pinë cigare. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›