Konkursi i gjuhës shqipe – Vlerësohen njohuritë gjuhësore të nxënësve në fazën e dytë

Nxënësit e arsimit para universitar i janë nënshtruar këtë të hënë fazës së dytë të konkursit kombëtar të gjuhës shqipe. Çdo pesë shkolla kanë konkurruar me njëra tjetrën për nxjerrë fitues nga 1 institucion arsimor.
Kamera e RTSh-së ka ndjekur nga afër konkursin e zhvilluar në shkollën Kosova ku nxënësit janë vlerësuar për njohuritë e tyre gjuhësore, për aftësinë e krijimit të një proze apo poezie, për diskutimin rreth një teme të caktuar, si dhe për aftësinë e tyre në hartim të një projekti që përkthehej me sasinë më të madhe të pikëve.
Ky konkurs i cili zhvillohet për herë të dytë synon jo vetëm vlerësimin e njohurive në gjuhën shqipe por edhe në kultivimin e një brezi të ri të përkushtuar ndaj trashëgimisë së tyre kulturore.
Në konkursin e gjuhës shqipe janë angazhuar 11 mijë nxënës nga 900 shkolla të vendit .Fazat e gjysmë finaleve dhe finalet e këtij konkursi kombëtar do të transmetohen në valët e Radio Televizionit Shqiptar.
/RTSH/