E Shtunë, 31 Tetor 2026

Domosdoshmeri votimi i tre ligjeve

Tre ligjet duhen votuar, jo vetëm si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në bashkimin europian por në të mirë të të gjithë shqiptarëve.
Është kjo thirrja që kryetari i partisë republikanë Fatmir Mediu u bëri nga Korça politikanëve.
Në konferencën e kësaj partie në Korçë, kreu i republikanëve nënvizoi edhe një herë rëndësinë e kthimit të pronës te pronari.
Republikanët theksuan ndërgjegjësimin e qytetarëve në prag të zgjedhjeve për idetë dhe platformat e djathta, koalicionet mes partive dhe synimin e përbashkët për një Shqipëri evropiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›