E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndarja e mandateve Berisha ironizon pavendosmerine e lidershipit socialist

Kryeministri Sali Berisha ka komentuar ne “Facebook” votimin e një dite më parë në parlament të ndarjes së mandateve sipas zonave zgjedhore.
Në mesazhin e tij, Berisha risolli në kujtesë paqëndrueshmërinë e lidershipit socialist në vendimin për ndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit.

“2 muaj me pare, bazuar ne ndryshimet demografike te 4 viteve te fundit, KQZ votoi projektin e shpërndarjes se mandateve, sipas te cilit qarqet e Tiranes dhe Durrësit duhet te merrnin nga një mandat nga Korça dhe Berati. Z Rama e hodhi poshtë projektin dhe akuzoi qeverinë për tentative për vjedhje mandatesh para zgjedhjeve. Ai kërkoi Komision Hetimor si dhe shkarkimin e Ministrit te Brendshëm për manipulim, sipas tij, te listave te zgjedhësve ne Kukës. Ne keto kushte, Komisioni i Ligjeve i propozoi Parlamentit shperndarjen e mandateve sipas vitit 2009. Mirepo edhe kete here, i bazuar ne parimin “c’me duhet mua se c’them une”, z.Rama e kundershtoi kete dhe befas kërkoi te miratohet varianti i meparshem i paraqitur ne KQZ nga Ministria e Brendshme, te cilin e kishte hedhur poshtë, sepse me te i vidheshin mandatet. Ai e beri këtë, sepse i duhet per te justifikuar humbjen e ardhshme te zgjedhjeve. Kur njeri nga vartësit e pyeti se ç’po ndodhte kështu, z.Rama u përgjigj prere: “Nuk me duhet gjë se cfare them unë”, shkruan kryeministri Berisha ne “Facebook”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›