Domzhale humb me Interin kroat, debuton një shqiptar

Kampionia e Sllovenisë, Domzhale, kundërshtari i Tiranës në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve, humbi 1-0 në transfertë ndeshjen miqësore me skuadrën kroate Inter Zaprecic, të porsangjitur në Kategorinë e Parë kroate. Goli i vetëm u shënua Tomislav Jonic në minutën e 40.
Për Domzhalen nga minuta e parë u aktivizua edhe kosovari i talentuar 19-vjecar, Plumb Jusufi, i cili luajti për 54 minuta e me pas u zëvendësua nga sulmuesi Tim Lo Duka. Jusufi, i cili mban në fanellë numrin 99 me Domzhalen, sezonin që u mbyll u aktivizua me ekipin e kategorisë së dytë sllovene, Bonifika (vendi i dytë) ku luajti në 11 ndeshje dhe shënoi një gol.
Kosovari Jusufi ka pasaportë kroate është lojtar i përfaqësues U-19 të Kroacise, ku shënoi gol edhe në fitoren 3-1 të Kroacise me Italinë në Grupin 2 eliminator të kampionatit Europian U-19, finalet e të cilit do të luhennga 17 korriku në Austri.