Krasniqi i gëzohet Hamburgut

Luan Krasniqi, këto ditë, është sërish tejet i lumtur. Të shtunen, ai qëndroi në këndin eboksierit Firat Arslan, me crast ky, ne Budapest, e fitoi titullin e Kampionit Botëror – Interims të WBO në peshën Cruise. Pastaj, Krasniqi u kthye përsëri në Rottweil, ku iu rrek sërish trajningut të tij.
Të mërkuren, mori pjesë në konferencën për shtyp lidhur me mecin që zhvillohet më 14 korrik, në Color Line Arena të Hamburgut. Ky boksier i kategorisë së rëndë nga Rottweili, në mecet e tij të fundit, tashmë ka dëshmuar se synimin për të fituar shiritin e Kampionit Botëror në boks, pas Max Schmelingut, e ka gjithnjë moto të tij.
Me Hamburgun, këtë boksier simpatik të kategorisë së rëndë, e lidhë lufta vecanërisht interesante që tashmë ka hyrë në analet e sportit të boksit gjerman. Në shtatorin e vitit 2005 kundër kampionit të atëhershëm botëror-amerikanit Lamon Brewster, Krasniqi humbi pasi që udhëheqte me pikë, në një luftë dramatike përmes një „Lucky Punch" në raundin e nëntë.
Në muajin korrik, Krasniqi ngjitet përsëri në ringun e Hamburgut dhe se për këtë detyrë është tejet i gëzuar: „Unë gëzohem që përsëri boksoj në Hamburg, natyrisht vecmas për luftën kundër Thompsonit, luftë kjo që më shpie përpara,".
Në kundërshtarin e ardhshëm, Krasniqi sheh të ketë para vehtes një punë të mundimshme: „Me te, më pret një kundërshtar i rrezikshëm. Ai nuk është më i shpejti, por ai ka një stil të vecantë të boksimit. Unë, megjithatë do të jem tejet i përgatitur për tu ngjitur në ring dhe për të arritur fitoren„.
Përkundër synimit që me fitoren të siguroj mundësinë e luftës për titullin e Kampionit Botëror, Krasniqi tregon se është i fokusuar në detyrën e tij të rradhës: „Thompson është kundershtari i ardhshëm dhe se paraprakisht duhet fituar këtë. Për të gjitha të tjerat, aktualisht nuk mendoj fare".
Biletat mund të sigurohen në këta numra telefonik
040 - 69 65 59 59
01805 - 570 000
dhe në të gjitha pikat tjera të njohura të shitjes.
Luan Krasniqi varet nga ndeshja Cagajev-Ibragimov
Mundesia per titull kampion bote e Luan Krasniqit do te varet direkt nga nje superndeshje mes kampionesh mes Ruslan Cagajevit (uzbek) dhe Sultan Ibragimovit (rus). I pari eshte kampion bote i EBA-se, ndersa i dyti mban brezin e EBO-se. Ndeshja do mbahet me 15 shtator ne Moske. Krasniqi do ndeshet me 14 korrik, ne Hamburg, ndaj amerikanit Toni Tompson, nje eleminatore qe mund t'i siguroje nje ndeshje per titull boteror ne EBO. Por nese ndeshjen e Moskes e fiton Cagajevi, atehere per shqiptaro-gjermanin do te jete shume e veshtire te synoje titullin boteror. Mirepo, nese fiton Ibragimovi (dhe vete Krasniqi), junikasi mund te pretendoje te fitoje te dy brezat e arte ne nje ndeshje te vetme. Kete informacion e jep gazeta gjermane "Hamburger Abendblat".
Stefan Mueller