Starova: “Tirana kualifikohet për në turin e dytë”

Dash Frashëri
Tirana, 23-herë kampionia e Shqipërisë do të përballet me skuadrën sllovene, Domzhale, në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve, ndeshjet e së cilës do të luhen, më 18 korrik stadiumin "Sportni" të Domzhales dhe 24/25 korrik 2007 në "Selman Stërmasi" në Tiranë.
Përgjithësisht mund të konsiderohet një short i lehtë, me një kundërshtar pa përvojë të mjaftueshmem ndërkombëtare, pasi Domzhale, kampione për herë të parë e Sllovenisë, nuk ka luajtur asnjë herë në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që Tirana ka zhvilluar 42 ndeshje, ku ka arritur 11 fitore.
"Shorti mund të kishte qenë më i mirë, por mund të kishte qenë edhe më i keq për ne". Kjo është deklarata në të "nxehtë" për sitin zyrtar të UEFA-s, uefa.com, e trajnerit të Tiranës, Sulejman Starova, menjëherë pas hedhjes së shortit të turit të parë eliminator të Ligës së Kampioneve. "Ne nuk dimë shumë gjëra rreth kundështarit, por do të përpiqemi të arrijmë objektivin tonë,- kalimin në raundin tjetër", - është shpehur Starova, që drejtoi Tiranën edhe në edicionin 2005-2006 të Ligës së Kampioneve, ku arriti të kalojë në turin e parë, skuadrën tjetër sllovene Nova Gorica, ndaj së cilës humbi në Gorica 2-0 dhe fitoi në "Qemal Stafa" 3-0.
Tirana, e përzgjedhur si "gogla" e fundit në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, së bashku me Domzhalen përbëjnë ciftin me numër 14. dhe në turin e dytë eliminator fituesja e ciftit Domzhale-Tirana do të përballet me fituesen e ciftit Lenkoran (Azerbajxhan)-Dinamo e Zagrebit (Kroaci). "Shorti ishte i vështirë për Domazhalen, pasi ne do të përballemi
me kundështarë fuqishëm. Për të thënë të vërtetën, ne nuk dimë shumë rreth Tiranës, kështu që ne duhet të përgatitemi mirë për të dyja ndeshjet", - pohoi për uefa.com, trajneri i Domzhales, Slavisha Stojanovic, i cili ka bërë edhe një deklaratë të dytë për faqen zyrtare të klubit të tij. "Do të përgatitemi për të dhënë maksimumin kundër Tiranës, por kualifikimi do të vendoset pas rezultatit dhe të ndeshjes së dytë.
Klubi slloven ka dhënë një sërë informacionesh për kundërshtarin shqiptar, ku përmend përvec titujve kampionë (23) dhe fitimit të Kupës së Shqipërisë (13) edhe bilancin ndërkombëtar të Tiranës, që është në "moshë" vetëm një vit më e madhe se Domzhale: 87 Tirana (e themeluar në vitin 1920), 86 Domzhale (1921).
Pra në turin e dytë, nëse do të pranojmë se kampionia e Shqipërisë do të kualifikohet, do të kemi përballjen Tirana-Dinamo Zagreb, që do të ishte një përsëritje e vitit 1996, kur Tirana i humbi të dyja takimet : 4-0 dhe 6-2. Një short, që mund t'i thotë sërish ndal kalimit të "traut" të turit të dytë.
Interesant është një fakt nga ato dy përballje, në stolin e Dinamos së Zagrebit, ishte tekniku aktual i Kombëtares shqiptare, Oto Baric.
Tirana në Ligën e Kampioneve
Tirana ka luajtur në total 56 ndeshje ndërkombëtare në kompeticionet e kupave të organizuar nga UEFA. Bardheblutë kanë arritur të fitojnë 13 takime, 6 barazime dhe 37 humbje. Golaverazhi 53-101. Në Ligën e Kampioneve 23-herë kampionia e Shqipërisë ka zhvilluar 42 ndeshje (10 në formatin e Kupës së Kampioneve dhe 32 në formatin aktual të Ligës së Kampioneve), ku ka ka fituar 11 takime, 4 barazime dhe 27 humbje, golat: 41-60.
Liga e Kampioneve
Turi i Parë elimiantor
1.Lenkoran - Dinamo Zagreb
2.APOEL - Bate
3.Sheriff - Ranger
4.Hafnarfjordur - HB
5.TNS - Ventspils
6.Pobeda - Levadia
7.Olimp - Astana
8.Zeta - Kaunas
9.Tampere - Murata
10.Dudelange - Zilina
11.Linfield - Elfsborg
12.Derry - Pyunik
13.Marsaxlokk - Sarajevo
14.Domzhale - Tirana
Turi i dytë
Fituesja e ciftit Domzhale-Tirana me fituesen ciftit Lenkoran-Dinamo Zagreb.