E Shtunë, 31 Tetor 2026

Don Carlos sonte ne T.O.B.

Vlerat e vepres vendi qe ze ne historikun e muzikes operistike dhe ambicia e Teatrit te Operes per te rritur cilesine e veprave qe shfaq sjellin sonte ne Tirane operen Don Carlos 1867 me muzike te Xhuzepe Verdit libret te Camille du Locle dhe Joseph Mry bazuar ne vepren Don Carlos Trashegimtari i Spanjes te Fridrih Shilerit. Keto jane arsyet sipas drejtorit te Teatrit te Operes Zhani Cikos qe ky teater vendosi te shfaqe ne nje kohe te shkurter dy vepra te Verdit.

Gjate nje konference per shtyp te zhvilluar dje perkrah drejtoreshes se re te Institutit Italian te Kultures Fulvia Venezianit Ciko shtoi edhe nje arsye tjeter marredheniet tona me vendin mik Italine. Teatri kerkon dicka me shume kerkon te arrije te jape nje shembull te tentativave te tij per cilesi me te madhe te shfaqjeve se ajo qe prodhojme.

Ne fund te fundit kjo eshte mundesia qe ofron koha qe ne jetojme koha e integrimit vijoi ai.
Dy njerezit qe kane punuar keto kohe me Verdin dirigjenti Gianluca Martinenghi dhe regjisori Nikolin Gurakuqi u ndalen te veshtiresite qe kane ndjere perballe kesaj vepre. Martinenghi qe e ka drejtuar Orkestren Simfonike te Operes edhe here te tjera per veprat Lucia di Lammermoor Madame Butterfly Manon Lescaut foli per nje menyre tjeter te shkruari te Verdit ne kete kohe per nje tjeter stil te tij.

Sipas dirigjentit kemi nje Verdi qe ka arritur nje nivel pjekurie ne krijimtarine e tij dhe qe te Don Carlos ndryshon komplet menyren e te shkruarit duke u zhvendosur ne stilin e grand operas.

Por me shume se nje grand opera ne te vertete menyra e te shkruarit te Don Carlos i ngjan asaj te muzikes se dhomes nje menyre te shkruari plot tema qe e gjejme per shembull edhe te Falstaff. shte nje opere delikate e veshtire per kengetaret per orkestren per korin. Ka shume pjese ku kengetaret dhe instrumentat jane zbuluar shpjegoi Martinenghi.

Nikolin Gurakuqi qe sa mbaroi operen Traviata ne muajin prill nisi me Don Carlos-in evidentoi te tjera veshtiresi te puna me vepren. Ne radhe te pare per organiken qe ka ne radhe te dyte per fuqine vokale dhe interpretative te kengetareve qe ajo kerkon mjafton te permendim qe kemi nje opera me tre kengetare bas dhe nje bariton gje e rralle per repertorin operistik boteror.

Po ashtu eshte kori dhe numri i pjesemarresve qe duhet per te realizuar skenat masive. Regjisori dukej i kenaqur nga puna me stafin pothuaj te gjithin te huaj me te cilin arriti ta ngreje ne kembe per 12 dite shfaqjen. Kaq tha Gurakuqi dhe u rezervua per konceptin duke ia lene publikut ta zbertheje vete operen.

Kengetaret shumica te ardhur nga Italia kane marre rolet kryesore ne kete opera. Basi Victor Garcia Sierra interpreton ne rolin e Mbretit te Spanjes Filipi i II-te tenori Leonardo Gramegna Don Carlos basi Aleksandar Stefanoski Inkuizitori i madh baritoni Enrico Marrucci Rodrigo Markezi i Pozes basi Armando Cafario Monaku sopranoja Simona Bertini ne rolin e Elizabetes.

Vetem njeri nga rolet protagoniste te operes interpretohet nga sopranoja shqiptare Sonila Baboci ne rolin e Elizabetes. Eboli eshte Nevila Hasa nje mexosoprano qe jeton edhe punon ne Itali dhe kthehet ne vendin e saj pas 20 vitesh. Ne role te dyta jane kengetaret e angazhuar ne Teater me Fondin e te Rinjve.

Po si kane ardhur artistet e huaj qe e kane marre ne dore kete opera Kujtojme qe shume prej tyre nuk e kane heren e pare.
Martinenghi e ka nje pergjigje direkte Sepse drejtori i Operes me ben ftese jam i nderuar qe me fton ndihem shume mire ketu sepse eshte nje vend ku punohet me qetesi dhe me profesionalizem dhe kjo eshte shume e rendesishme ne boten e muzikes sot.

Victor Garcia Sierra ne rolin e Filipit te dyte nje njeriu me pushtet absolut ne Spanjen e kohes punon kudo neper Evrope me kontrata. Njeh shume kengetare lirike shqiptare. Duke njohur ata pati kuriozitet te zbulonte Shqiperine. Pa ndonje audicion hyri aty. Thjesht kete lidhje e krijoi menaxheri i tij.

Pa audicion ka ardhur edhe Ernico Marrucci qe ka rolin e Rodrigos heroit te lirise nje njeri qe ka kurajon ti pohoje mbretit ato qe nuk ia thote dot askush. Ai nuk eshte dakord me paqen e varreve dhe te vdekjes qe kerkon Filipi II-te. Ai eshte per lirine ai eshte per jeten. Enrico tregon se ka ardhur ne Teatrin e Tiranes vetem nepermjet nje agjencie. Nuk u pa nevoja e nje audicioni. Jam ne karriere prej shume vitesh dhe besoj se teatri i zuri bese kurrikulumit tim dhe fjales se agjentit tim.

Po ashtu edhe sopranoja Simona Bertini qe ndryshe nga te tjeter nuk eshte debutante ne operan Don Carlos. E ka interpretuar edhe here te tjera rolin e Elizabetes neper teatro ne Itali. Kjo e ka bere me te lehte ardhjen e saj ketu. Bertini shihet sonte ne rolin e vajzes qe duhet te martohet me mbretin e Spanjes por qe dashuron te birin Don Carlos-in. Nje grua qe heq dore nga dashuria qe lufton me deshirat dhe ndjenjat e saj.

Keshtu u pergjigjen solistet per kete bashkepunim me Operen. Kurse titullari i insitucionit si edhe here te tjera shpjegon se Kjo eshte nje veper qe kerkon kengetare specifike zera te vecante nuk mjafton vetem ato zera qe kemi. Duheshin zera burrash te fuqishem potent dhe specifike.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›