I sakatuari nga Gerdeci Nuk e fal Mediun i kam dale borxhit

TIRAN - Zyber Lala i mbeshtetur ne krahet e te afermit te tij dhe me kemben qe e terhiqte zvarre per shkak te demtimit te shtylles kurrizore nga shperthimi i punishtes se demontimit te municioneve ne Gerdec doli para Kolegjit Penal te Gjykates se Larte duke mos pranuar te pajtohet apo ta fale ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu tashme qe mban detyren e Ministrit te Mjedisit.
Nuk e fal Fatmir Mediun pasi i kam dal borxhit. I kam kerkuar takim nuk me ka prit. I kam takuar ndihme per shendetin tim nuk me ka dhene. I kam kerkuar te merremi vesh nepermjet nje miku te tij per shpenzimet spitalore nuk ka pranuar as te flas. Nuk ia fal kurre kete pasi nga shperthimi i Gerdecit qe ngriti ai me te tjeret une jam bere gjysme njeriu dhe as ne kembe nuk rri dot - tha para Kolegjit Penal i demtuari akuzues Lala pas parashtrimit nga togat e zeza te mundesine e pajtimit me te paditurin Fatmir Mediu.
Ky i fundit as nuk ishte paraqitur para togave te zeza dhe avokatet mbrojtes e perfaqesonin ne mungese. Kolegji Penal i Gjykates se Larte i kryesuar ne kete proces nga gjyqtarja Evelina Qirjako e ndodhur ne keto kushte te mos pajtimit mes paleve vendosi te shtyje seancen gjyqesore per me daten 6 qershor per te kaluar ne fazen e hetimit gjyqesor duke thirrur si te pandehur Ministrin e Mjedisit Fatmir Mediu.
Deklarata ne gjyq e Zyber Lalajt
Nuk pranoj ta fal. Pasi po ta kisha fale nuk do te hapja edhe kete proces gjyqesor. Une mundesite e mia i kam kryer. I kam dal borxhit. I kam kerkuar takim nuk me ka prit. I kam takuar ndihme per shendetin tim nuk me ka dhene. I kam kerkuar te merremi vesh nepermjet nje miku te tij nuk ka pranuar as te flase. Ai nuk ka pranuar asnje marreveshje edhe pse i demtuari jam une ne kete rast dhe ai duhet te kerkonte kete marreveshje por ai nuk eshte pergjigjur fare.
Nuk e terheq kerkesen time penale ndaj Ministrit te Mbrojtjes Keshillit te Ministrave e firmes perkatese. Po te ishte burre i mire Mediu do te me vinte ne shtepi e te merreshim vesh por ai jo vetem qe nuk ka ardhur por edhe nuk ka dashur tia dije per mua. Une kam kerkuar qe te me mbuloje shpenzimet mjekesore te me paguaje shpenzimet e operacionit te zemres shtylles kurrizore dhe shpatulles qe me eshte copetuar.
Sepse ata me plagosen dhe une jam ne kete gjendje qe edhe ne kembe nuk rri dot... Une jam njeri baba po edhe gjysh. I kam menduar pasojat e te gjithe kesaj por nuk terhiqem. Jam ne drejten time te Zotit... Ata me gjymtuan...