E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biznesi apel politikes Po demtohet turizmi

Kriza politike në vend po dëmton turizmin. Ky shqetësim është ngritur nga shoqata e shqiptare e turizmit. Nëpërmjet drejtuesit të saj është përcjellë mesazhi se politikanët përtej interesave të tyre partiake duhet të shohin interesin e mijëra votuesve dhe zhvillimit të Shqipërisë pasi kjo situatë kaotike në vend do të dëmtojë për vite me rradhë turizmin.
”I bëjmë apel të gjithë klasës politike shqiptare që të maturohet dhe të marrë përsipër të gjitha përgjegjshmëritë ligjore, morale, qytetare duke I thënë stop një herë e përgjithmonë dhunës dhe bllokimit të progresit të demokracisë shqiptare. Këtë e bëjmë në emër të të gjitha bizneseve amtare, të qindra mijëra familjarë të tyre, të qindra mijëra shqiptarëve që jetojnë me të ardhurat direkte apo indirekte nga turizmi” thotë Enver Mehmeti, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit.

Sipas drejtuesve të Shoqatës Shqiptare të Turizmit, bizneset kanë filluar ta ndiejnë problematikën e krijuar nga kjo situatë. Kjo vihet re në prenotimet e pakta për të vizituar Shqipërinë nga turistët europianë.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›