Donadoni, kandidat për pankinën e Shqipërisë
TIRANË- Roberto Donadoni, ish-trajneri i Livornos, Xhenoas, Napolit, Kaljarit dhe kombëtares italiane, është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e përfaqësueses shqiptare.
Lajmi është dhënë sot nga mediat italiane, teksa ish-futbollisti i Milanit ka patur një takim me presidentin e FSHF-së Armand Duka. Ky i fundit ka qenë këto ditë në Milano, ku ka takuar disa trajnerë italianë, duke nisur nga De Kanio, De Biazi, Kamoleze e Bereta, ndërsa në listë tashmë është edhe Roberto Donadoni.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)