Murinjo, 10 urdhëresa para klasikes me Barçën
PORTUGALI- Për të gjithë është një finale Botërori për klubet dhe Zhoze Murinjo ka shkuar deri aty sa të mistifikojë klasiken ndaj Barcelonës, në program ditën e shtunë në orën 22.00.
Portugezi është improvizuar papritmas si Moisiu në epokën e lashtë, duke nxjerrë 10 urdhëresa për futbollistët e tij. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, dekalogu i Murinjos përmban këto rregulla:1. “Të mos pësojmë gol të parët. 2. Ta kthejmë Bernabeun në ferr. 3. Ta harrojmë arbitrin. 4. Të shfrytëzojmë në maksimum lojën në ajër. 5. Të mos humbasim topin nga sytë. 6. Të mbyllim mirë hapësirat. 7. Presion, vertikalizim dhe shumë ritëm. 8. Lëvizje e tillë, që katalanasit të sfiliten. 9. Përqendrim dhe koordinim. 10. Respekt për veten, lojë pa ankth dhe frikë. Nuk janë urdhëresa të Zotit, por Murinjo është nga ata që e konsideron veten Zot të vetes së tij.
Ato do të shërbejnë që lojtarët të udhëhiqen kundër mëkatit, në të kundërt rrezikojnë të përfundojnë në ferr, duke kujtuar këtu 5 golat e sezonit të shkuar, gjysmëfinalen e Champions League dhe ndeshjen e Superkupës. E ndërkohë, këngëtarja kolumbiane Shakira, e dashura e Zherard Pike, do të dëshironte të ishte oktapodi Pol që të parashikonte ndeshjen e së shtunës. “Do të doja të isha oktapodi Pol ose të kisha oktapodin në shtëpi për të më dhënë disa përgjigje”, ka thënë ajo që nga Bogota, ku ka marrë pjesë në prezantimin e librit të të atit “Erëra të rastësishme”. Ajo i ka uruar fat Barçës, por ka nënvizuar se Reali i Madridit është një skuadër fantastike, duke kryesuar me meritë kampionatin.
(el.me/A.Latifi/BalkanWeb)