E Shtunë, 31 Tetor 2026

Donald Rumsfeld: Kryeministri Berisha është aset i çmuar

rumsfeldIsh-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld i cili ndodhet prej dy ditësh në Tiranë, ishte i pranishëm dje në bashkëbisedimin për NATO-n, së bashku me kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin Fatmir Mediu. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Berisha falënderoi Rumsfed për mbështetjen e dhënë në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Berisha
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë e cilësoi sekretarin Rumsfeld si një promotor të lirisë në vendin e tij dhe në botë. Jemi shumë të nderuar dhe krenarë që jeni në Shqipëri. Për ne shqiptarët flamuri është kulti më suprem, atë e kemi ne gjënë më të lartë dhe ky ishte një dekorim i një miku që me vendosmëri na ndihmoi për tu anëtarësuar në NATO si aleancë vlerash, paqe dhe sigurie, që këto 20 vite historia e dha që të përdorte forcën e saj në mbrojte për herë të parë në Kosovë, por të dashur miq, sekretari Ramsfeld është promotor i lirisë në vendin e tij dhe botë, të paktë janë njerëzit mbi tokë që lahen në ujërat e të njëjtit lumë”, u shpreh kryeministri Berisha.
Rumsfeld
Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, në fjalën e tij vlerësoi maksimalisht kryeministrin Berisha ndërsa nuk i kurseu as batutat për ministrin Mediu. Kryeministri është aset i çmuar, por e shoh që i ka ndryshuar pak zëri, tia kursejmë zërin sot. Zërin e tij e dalloj nga të gjithë kudo. Sa për Mediun, mbetet djalë i ri. Habitem sesi, në fakt unë javën tjetër bëhem gjysh, jam plakur, tha Rumsfeld. Në vijim, ish-sekretari amerikan vlerësoi arritjet e bëra nga Shqipëria në këto 20 vite. Gjërat nuk bëhen vetëm, ne e vlerësojmë shumë partneritetin me Shqipërinë. Jam në mbështetje të Shqipërisë dhe i besoj fort shqiptarëve, e di që çfarë i sjellin shqiptarët NATO-s, energji pozitive, qasjen e re të lidershipit ushtarak e civil, ju po luani një rol shumë të rëndësishëm në aleancë. Ju dini të zhvilloni një lloj ndjeshmërie për vendin, dini të jepni ndjesi dhe energji pozitive, deklaroi ish-sekretari Rumsfeld. Gjatë vizitës së tij, ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes u dekorua nga Presidenti, Bujar Nishani me titullin, Urdhri i Flamurit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›