Donald Tramp tërhiqet nga ëndrra presidenciale
Donald Tramp, i cili e kishte shprehur hapur ëndrrën dhe ambiciet e tij për të garuar si President i Shteteve të Bashkuara për mandatin e ardhshëm nga pala republikane, njoftoi dje se ai nuk ka për të garuar. Në një takim në NBC, ai tha se do të vazhdojë shfaqjen e tij, Celebrity Apprentice. Unë nuk do të garoj për President, edhe pse do të më pëlqente shumë, tha ai. Tramp tha se vendimi i tij, nuk vjen lehtë dhe pa keqardhje dhe shtoi se nëse do të kishte garuar, ishte i sigurt për fitoren. Unë kam kaluar muajt e fundit duke bërë fushatë jozyrtare dhe e di se të garosh për një post publik nuk mund ta bësh me gjysmë zemre. Së fundmi, biznesi im është pasioni im më i madh dhe unë nuk jam gati për ta lënë sektorin privat, tha miliarderi amerikan. Në fakt, deklarata e tij erdhi pak ditë pasi Presidenti Obama dhe një komik i njohur amerikan u tallën me premtimet e tij të pabazuara për mandatin presidencial, kur ai ishte i ftuar në darkën e korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë.