E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, alarm për bombë në Policinë e Londrës

Një alarm për bombë është ndezur dje në ndërtesën qendrore të Policisë së Londrës, pa sinjalizuar vendin e saktë se ku mund të ndodhte shpërthimi. Autoritetet lokale mbyllën dje në mëngjes të gjitha zonat e qarkullimit në qendrat dhe rrugët kryesore të Londrës. Alarmi ka mbërritur si një mesazh i koduar dhe mendohet se është dërguar nga disidentë irlandezë mbrëmjen e së dielës. Lajmërimi për shpërthim vjen edhe në një kohë kur Al Kaeda është zotuar se do ta bëjë perëndimin të vuajë për vrasjen e Osama bin Ladenit dhe Britania është një nga shënjestrat kryesore si aleatja më e fortë e Shteteve të Bashkuara. Policia londineze është në gjendje të lartë gatishmërie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›