Japoni, zgjerohet zona radioaktive, por afati sndryshon
Zona e cilësuar si e pabanueshme rreth centralit të Fukushimës, Japoni, është zgjeruar edhe më shumë se 40 kilometra, me qindra banorë të tjerë që po evakuohen nga qeveria. Banorët e qyteteve Kauamata dhe Itate janë dërguar në qendrat për strehimin e personave të evakuuar. Përpjekjet për të stabilizuar një nga reaktorët e dëmtuar të centralit janë ndalur, për shkak të frikës së rrjedhjes së ujit me lëndë radioaktive. Ky impiant radioaktiv u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe cunami i 11 marsit. Ndërkohë, kompania menaxhuese e këtij centrali njoftoi dje se, përkundër këtij problemi, ata nuk do të zgjasin afatin për të riparuar centralin, i cili mbetet në gjashtë deri në nënte muaj.