Doni disko? Ua bëjmë brenda në shtëpi (FOTO)
Share
Shpesh prindërit janë në merak për sigurinë e fëmijëve të tyre.
Kështu që një çift në Britani, për të pasur një sy mbi fëmijët e tyre, ka vendosur që të ndërtojë një klub nate në shtëpinë e tyre në Londër.
E kompletuar me një dysheme të shndritshme, me drita diskoje dhe një sistem audio të përshtatshëm për një DJ, kjo tani është shtëpia e ëndrrave për Claire Farrow, 44 vjeç dhe Ian Hogarth, 56 vjeç. Ata kanë shpenzuar më shumë se 1 milion sterlina për të pasur në shtëpi diskon. Muret izolojnë zhurmën për të dalë jashtë, ndërkohë që në shtëpi ka edhe një sauna dhe një mini-kinema.
Tani djali 16 vjeçar ushtron aftësitë e tij si DJ, kurse vajza, 12 vjeç, fton rregullisht miqtë për të kërcyer.



