Panariti: Të mos lejojmë paragjykimin që në embrion
Dje në Ditën Ndërkombëtare të luftës kundër diskriminimit, bashkia e Tiranës organizoi një takim me shoqata që merren me mbrojtjen e interesave të qytetarëve, kundër diskriminimit. Apeli që vjen me rastin e kësaj dite të shënuar është që të shtypim që në embrion shenjat më të para të paragjykimeve, injorancës dhe të ksenofobisë, të shmangim pa hezitim dhe sa më parë përjashtimin apo margjinalizimin e pjestarëve të komuniteteve të caktuara, nga e drejta e vendim-marrjes politike dhe ekonomike, theksoi nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti. Ai apeloi për nisjen e një procesi dialogu dhe konsultash të vazhdueshme me të gjitha këto segmente të shoqërisë, për të intensifikuar përpjekjet në rritjen e aksesit ndaj vendeve të punës, tokës, të drejtave ekonomike dhe politike.