Robert De Niro i kërkon falje Zonjës së Parë të SHBA
Share
Aktori Robert De Niro ka kërkuar falje pas një komenti që bëri gjatë një aktiviteti për mbledhje fondesh për demokratët. Aktori tha se SHBA-të ndoshta nuk janë gati për një Zonjë të Parë të bardhë.
Ylli i kinemasë po prezantonte Zonjën e Parë, Michelle Obama gjatë aktivitetit kur bëri deklaratën e tij.
Sipas BBC, aktori ka deklaruar se komentet e tij nuk kishin qëllim të fyenin askënd, veçanërisht Zonjën e Parë.
Kandidati demokrat, Newt Gingrich i quajti këto komente të pafalshme. Gjatë prezantimit të Michelle Obama, De Niro bëri aludime për të shoqen e Gingrich, Callista.
Callista Gingrich, Karen Santorum, Ann Romney, a mendoni se vendi ynë është gati për një Zonjë të Parë të bardhë? Është shumë herët, tha De Niro.