E Diel, 1 Nëntor 2026

Doni të bëni muskuj? Harrojeni spinaqin, hani mustardë

Të fiksuarit pas muskujve duhet të marrin tani në konsideratë mustardën. Kështu thotë një studim i bërë së fundmi. Kërkuesit thonë se mustarda rrit volumin e muskujve, përmasat e fibrave muskulore dhe shton oreksin.

Për më tepër, kur u testua tek minjtë, ajo ishte e njëjtë me steroidët anabolikë, që rrisin muskujt dhe që janë të ndaluar për atletët.

Shkencëtarët e Universitetit të Karolinës së Veriut në SHBA, që kanë realizuar studimin, thonë se shpresojnë që përfundimet e tij të ndihmojnë si alternativë për sëmundjet që shoqërohen me rënien e muskujve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›