VIDEO e 100-vjeçares me striptistin për ditëlindje
Clare Orimston ka befasuar vajzën e saj, kur për ditëlindjen e 100, ka kërkuar si dhuratë një striptist.
E pyeta se çfarë dëshiron për ditëlindje dhe më tha se dëshiron të shkojë në Hënë, por kjo është e parealizueshme. Për këtë arsye, më kërkoi një striptist. Kur ma tha këtë, sa nuk më ra të fikët, shprehet vajza e saj, Marguerite, që vendosi tia plotësojë dëshirën mamasë.
U kënaqa. Më ka kthyer buzëqeshjen në fytyrë, tha Clare, nënë e tre fëmijëve, pas shfaqjes së dhënë nga striptisti në shtëpinë e saj për 100-vjeçren. Clare, nga Birminghami, prej 3 vjetësh ka mbetur e ve, pas vdekjes së burrit të saj.
Më poshtë po paraqesim edhe videon e festës së 100-vjeçares me striptistin.