E Diel, 1 Nëntor 2026

Donika Mustafaj: Shkolla, "si mbreteri" e mesuesve apo femijeve Izaura Ndoj

"Shkolla ...pse duhet" eshte filmi i gjashte ne gjinine e dokumentarit qe regjisorja Donika Mustafaj i rikthehet serish nje teme te mprehte shoqerore, ku ne qender te problematikes eshte femija. Ne nje interviste per "Koha Jone", regjisorja dhe skenaristja Donika Mustafaj rrefen punen qe behet me te rinjte shqiptare, konceptin mbi shkollen, si dhe marredhenien femija-mesuesi-prindi. Kesaj here ne qender te vemendjes se saj eshte shkolla, pare ne trekendeshin, mbi te cilin mbeshtetet shkolla: femija-mesuesi-prindi, per te arritur ne perfundimin se, ndryshe nga vendet e familjes perendimore, ku shkolla i paraprin shoqerise, ne Shqiperine e sotme shoqeria eshte me e perparuar se shkolla. Kjo prapambetje e shkolles, sigurisht nuk eshte krijuar ne tri apo kater vjetet e fundit, por kjo nuk e pakeson demin qe i behet te ardhmes se shoqerise. Eshte hera e pare qe kjo teme rroket ne gjeresine e vet ne nje film dokumentar. Nepermjet filmimeve ne mjediset e mesimit, te intervistave me nxenes, mesues e prinder, Donika Mustafaj i ben nje skanerizim te plote gjendjes se shkolles, me pikesynimin per te nxjerre ne pah problemet dhe te rrise ndjeshmerine e shoqerise ndaj ketyre problemeve. Femijet, te gjendur ne nje fare rrethi vicioz, i pershtaten situates. Pasoja me e rende mbi ta eshte nje ngulitje e vetedijes se pajtimit me te keqen. Ata, megjithese jane te kthjellet per t'i identifikuar problemet, sic edhe del nga intervistat me ta, nuk ngrene zerin, te bindur se ose rrezikojne te ndeshkohen, ose eshte e kote pasi nuk degjohen. Kjo vetedije e pajtimit me te keqen te qytetaret e ardhshem te Republikes se Shqiperise eshte demi me i madh qe i behet te nesermes. RTSH, drejtoria e programeve satelitore, organizon premieren e filmit te ri dokumentar "Shkolla... pse duhet", me regji dhe skenar te Donika Mustafaj, producent Ferdinand Sela, kamera te Agim Kurit, Denis Grepca, montazh te Elton Capanit, miksazh te Ermal Bardhit, operator te zerit Kristaq Kristo. Dokumentari do te shfaqet premiere sot, ora 19:30, ne kinema "Millenium".

"Shkolla... pse duhet", nje film dokumentar qe vjen me regji dhe skenar nga ju. Cili eshte koncepti baze i ketij fenomeni qe ju keni prekur?

Pyetja shtrihet ne kete koncept. Pse shkolla jone ka arritur ne kete nivel sic eshte sot ashtu sic e pate dhe ju ne kete dokumentar. Pra, nese do ta themi ne menyre figurative do te thosha qe shkolla eshte nje trup i madh gjigant qe eshte e semure dhe ka nevoje te sherohet. Ne fakt, me beri pershtypje qe ne fillim te dokumentari se si perdoret fjala "Duhet", eshte nje fjale qe perdoret kur ne nuk kemi argument. Sipas shpjegimeve te sociologut Prof. Dr. Zyhdi Dervishit, ne jemi nje shoqeri qe na mungon mendimi krijues. Kur operon me fjalen (Duhet) na mungon mendimi kritik dhe mendimi krijues. Nje nga pikat kyce ne arsim eshte qe te kultivohet tek femijet te menduarit kritik dhe krijues. Vihet re se sot me shume se kurre ne historine e arsimit shqiptar, shkolla konsiderohet kryesisht "si mbreteri" e mesuesve. Fjala eshte per rolin qe pritet te kene prinderit ne procesin ekonomik te brezit te ri. Vihet re se prinderit, ne emer te nje pragmatizmi jo te shendetshem e qe reduktohet te nota e mire per femijen, pranojne nje rol periferik dhe konformist. Komunikimi prind-mesues-nxenes eshte pa nje thelb te vertete, formal dhe me shume i rastesishem se sa i strukturuar. Prinderit pranojne ta shohin frekuentimin e shkolles nga femija i tyre vetem si mundesi per t'u pajisur me nje liste notash te mira, te cilat do ta cojne te riun ne universitet.

Ne kete film, dokumentari trekendesh ku mbeshtetet shkolla; femije, mesues dhe prinder perbejne nje element kryesor ne zhvillim e tyre?

Kesaj here ne qender te vemendjes se saj eshte shkolla, pare ne trekendeshin mbi te cilin mbeshtetet shkolla: femija-mesuesi-prindi, per te arritur ne perfundimin se, ndryshe nga vendet e familjes perendimore, ku shkolla i paraprin shoqerise, ne Shqiperine e sotme shoqeria eshte me e perparuar se shkolla. Kjo prapambetje e shkolles sigurisht nuk eshte krijuar ne tri apo kater vjetet e fundit, por kjo nuk e pakeson demin qe i behet te ardhmes se shoqerise. Eshte hera e pare qe kjo teme rroket ne gjeresine e vet ne nje film dokumentar.

Sa e veshtire ka qene puna per realizim e ketij dokumentari, duke marre parasysh dhe guximin e femijeve per te dale para kamerave?

Ka qene nje pune shume e veshtire, pasi me eshte dashur te lexoj shume dhe jo vetem autoret tane, por edhe te huajt. Njekohesisht kam bere shume kerkime neper shkolla, kam qene prezente neper debatet. Nje nga qellimet e mia ka qene te aktualizoja veshtrimin qe kane shqiptaret per shkollen, duke u ndalur tek kjo mikro-bote e vogel qe ne e quajme "shkolle". Ne qofte se ne sot si shoqeri shqiptare shtrojme shume pyetje pse jemi keshtu, atehere pergjigjet i kemi tek shkolla. Ne kundershtim me vendet e tjera te botes ku shkolla i paraprin shoqerise, mua me doli se shkolla eshte mbrapa shoqerise. Ne kemi nje shoqeri me te zhvilluar se shkolla, dhe duke ditur se shkolla eshte ajo qe na pergatit per te ardhmen, atehere mendova te realizoja nje dokumentar kushtuar serish femijeve dhe ecurise se tyre.

Ne kete dokumentar pame qe shume femije flasin hapur, ndersa nje pjese e mire e tyre kane friken e ndeshkimit. Pse ndodh ky fenomen?

Sic e pohojne vete femijet dhe adoleshentet para kameres, ata jane nen presionin e vetem, ate te notes, dhe nuk edukohen me dashurine per dijen ne kuptimin e mirefillte te kesaj fjale. Rrjedhimisht, pergjegjesia del e shumefishte. Sipas fjaleve te vete nxenesve, tekstet shume shpesh paraqiten te varfra ne dije, nuk nxisin arsyetim, jane te renduara me perfundime te pergjithshme dhe abstrakte, te pershtatshme vetem per perseritjen mekanike, qofte nga mesuesi e qofte nga nxenesi. Mesuesit nga ana e tyre, te armatosur me te drejten e notes, e mbeshtesin te gjithe autoritetin e tyre te kjo mundesi per t'ju imponuar nxenesve, gje qe ka sjelle ne te vertete nje bjerrje te thelle te autoritetit te mesuesit jo vetem ne mjedisin e gjere te shoqerise, por edhe brenda vete shkolles. Mesuesit jane kthyer me se shpeshti ne "tekniciene te thjeshte, qe shpjegojne vetem sa ka te shkruar ne tekstet dhe madje edhe kete nuk e bejne gjithmone. Nxenesi, ne emer te interesit te notes ka rast te prishe edhe karakterin, ku me dendur perdor servilizmin.

Cilat jane projektet qe do t'ju ndjekin ne vazhdim?

Direkt pas premieres se ketij filmi, po punoj per nje dokument kushtuar 100 vjet shtetit shqiptar. Kam dy tema dhe mendoj te zgjedh njeren prej tyre; Njera teme i perket Dibres, jo vetem per faktin se une jam dibrane, por edhe per kontributin qe ajo ka dhene, ndersa tema tjeter ka te beje me monedhen si nje simbol i fuqishem i shtetit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›