Zgjedhjet, KQZ: PD shpenzoi 182 mln lekë, PS 46 milion më pak
TIRANË- Partia Demokratike ka qenë subjekti politik që ka shpenzuar më shumë para për fushatën e zgjedhjeve vendore të 8 Majit 2011. Sipas raportit të auditëve të kontraktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në financat e partive, rezulton se forca më e madhe qeverisëse ka përdorur konkretisht 182. 504. 749 milionë lekë. Me 46 milion më pak, lista pasohet nga socialistët të cilët, për këtë fushatë, kanë shpenzuar 136.498.265 milionë lekë.
Forca e tretë për shpenzime në zgjedhje pozicionohet Lëvizja Socialiste për Integrim me 18.523.014 milionë lekë. Më modestja në shpenzime rezulton të ketë qenë Partia Komuniste me vetëm 42 mijë lekë të harxhuara për fushatë.
Ndërkohë në relacioninne auditit të fushatës,ntë përgatitur nga KQZ-ja bëhet e ditur se "asnjë subjekt elektoral nuk ka shpenzuar për qëllime të fushatës zgjedhore më shumë se 10 fishi i shumës të përfituar nga një subjekt zgjedhor nga buxheti i shtetit për fushaten 2011.
Shumën më të madhe për fushatën zgjedhore 2011 nga buxheti i shtetit, e ka përfituar Partia Demokratike 30.991.997 lekë, pra asnjë nga subjektet nuk ka shpenzuar më shumë se 309.919.970 lekë për fushatën elektorale 2011", - sqarohet në relacion.
(el.me/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)