Arvizu-Rames: Presidenti te zgjidhet ne raundin e pare Qamil Xhani
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ka kerkuar dje nga kreu i opozites shqiptare, Edi Rama, qe zgjedhja e Presidentit te ri te Republikes te behet me 84 vota qe ne raundin e pare. Pas takimit te zhvilluar pasditen e djeshme ne seline e PS-se, Arvizu tha per mediat se biseda me kreun e selise roze eshte perqendruar ne procesin e zgjedhjes se kreut te shtetit. Me nje gjuhe te drejtperdrejte, Arvizu u shpreh se ne takim eshte folur dhe per emra konkrete ne lidhje me kete gare. Por ai i ka meshuar me teper faktit se objekti i forcave politike duhet te jete zgjedhja e kreut te shtetit qe ne raundin e pare. "Partite duhet te bejne te gjitha perpjekjet per te zgjidhur kete ceshtje. Nuk do te ishte mire qe te mbese e pazgjidhur para nisjes se procedures. Ne e dime se cfare thote Kushtetuta. Por objektivi kryesor eshte qe presidenti te zgjidhet qe ne votimin e pare, ku kerkohen 84 vota. Ky duhet te jete objektivi. Nuk duhet te jete objekti ne raundin e katert apo te peste", - theksoi ambasadori amerikan pas takimit me kreun e PS. Diplomati amerikan ka theksuar ne fjalen e tij se nuk duhet te jete vetem nje person ai qe vendos se kush duhet te kandidoje per kreun e shtetit. "Kemi biseduar 100% per zgjedhjet presidenciale. Rama ishte i hapur. Folem per disa personalitete dhe ne kete pike duhet te kete me shume diskutime dhe te mos kete nje person qe vendos se kush duhet te jete president", - tha Arvizu. Nga ana tjeter, diplomati amerikan ka theksuar dhe nje here rendesine qe ka per vendin zgjedhja e kreut te shtetit, duke sjelle ne vemendje dhe funksionet qe ka ky post ne lidhje me institucionet e drejtesise. Arvizu ka nenvizuar se eshte i rendesishem personi qe do te zgjidhet. "Do te jete e veshtire qe nje person te kete gjithe keto karakteristika. Por zgjedhja e presidentit eshte e rendesishme per integrimin e vendit", - ka thene Arvizu. Diplomati amerikan ka vleresuar dhe nisjen e dialogut mes forcave politike ne vend dhe ka theksuar se duhen me shume takime te tilla dhe debate publike, ne menyre qe te shkohet drejt nje emri te pranuar nga te gjithe. "Eshte nje proces i veshtire dhe une vleresoj dialogun qe po behet. Shpresoj te kete me shume takime te tilla dhe debate ne emisione televizive", - eshte shprehur diplomati amerikan per mediat pas takimit me kreun e selise roze. Takimi i Arvizus me Ramen vjen pas nisjes se konsultave nga ana e kreut te PS-se me gjithe faktoret politike per zgjedhjen e presidentit. Dy dite me pare, Rama u takua me kreun e LSI-se, Ilir Meta, ku sic deklaruan ne media, ne qender te takimit ishte zgjedhja e kreut te shtetit.